James Rodriguez dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në Bayern Munich edhe pas përfundimit të periudhës së huazimit nga Real Madridi.
Ai ka thënë se Bundesliga i ka tejkaluar pritjet e tij dhe se është i lumtur të vazhdojë të luajë në këtë ligë, transmeton Gazeta Express.
Përfaqësuesi kolumbian ka mahnitur në “Allianz Arena” që prej se iu bashkua kampionit gjerman pas një marrëveshjeje për huazim dyvjeçar korrikun e kaluar.
Kryetari i Bayernit, Karl-Heinz Rummenigge, konfirmoi muajin e kaluar se klubi ka opsion për ta blerë Jamesin përfundimisht për 42 milionë euro, edhe pse theksoi se nuk do të nguten për ta aktivizuar atë opsion.
Edhe vetë James e ka pranuar se do të ishte i lumtur ta vazhdojë karrierën në Bundesligë.
“Jam shumë mirë këtu. Është një ligë e mirë kjo e Gjermanisë, stadiumet janë plot. Erdha këtu me një perceptim tjetër. Jam mirë, shpresoj se do të qëndroj, ndihem mirë”, tha James të shtunën pas fitores së Bayernit 3-1 kundër Kolnit.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër