James Rodriguez ka vendosur rreth të ardhmes së tij.
James Rodriguez ka bërë të ditur se ai do të rikthehet te Real Madridi në vitin tjetër.
Kolumbiani e përfundon huazimin e tij dy vjeçar te Bayern Munich, andaj kërkon që të rikthehet në ‘Santiago Bernabeu’.
“Do të rikthehem te Real Madrid”, tha fillimisht James Rodriguez.
“Nuk më intereson se kush do të jetë trajner, Solari, Conte apo Mourinho, unë do të kthehem atje.
“Jam shumë i lumtur te Bayern Munich dhe për sjelljen e tyre ndaj meje, por është koha që të rikthehem në Madrid dhe të luftoj për vendin tim”, ka shtuar më tej kolumbiani.
E ardhmja e Iscos, Bale dhe Benzemas, do ta sqaroj më shumë të ardhmen e James Rodriguez, pasi që të tre mund të largohen nga ‘Santiago Bernabeu
Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë: I dyshuari thotë se sy...
45 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1 mijë e 900 ...
Netanyahu i tronditur nga sulmi ndaj Trumpit
Darka e Presidentit Trump me gazetarët, autori qëlloi ndaj n...
Kreu sulm me armë ku ndodhej Donald Trump/ Autori, mësues dh...
Eurodeputeti holandez shpreson për sinjale pozitive nga pesë...