James Rodriguez ka ndryshuar foton e profilit në rrjetin social Instagram që ishte me fanellë të Real Madridit duke e vendosur një tjetër me fanellë të skuadrës kombëtare të Kolumbisë, gjë që zbulon se është në prag të largimit nga gjiganti spanjoll.
25-vjeçari ka ngjallur spekulime rreth të ardhmes së tij te ‘Los Blancos’, ku nuk ka qenë pjesë e formacioni startues, derisa Manchester United është klubi që udhëheq garën për shërbimet e tij, transmeton portali arbresh.info.

Babai i tij, Juan Carlos Restrepo ka thënë gjithashtu këtë javë se dëshiron ta shoh më shumë djalin e tij në fushë.
Lexo edhe: Paralajmërohet Real Madridi: Kylian Mbappe nuk ka çmim
Ish futbollisti i Monacos iu bashkua “Madrilenëve” në vitin 2014 pas paraqitjeve të shkëlqyera në Kampionatin Botëror me Kolumbinë./arbresh.info
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...