James Rodriguez ka oferta nga Anglia, por dëshiron të qëndrojë në Bayern Munich pavarësisht interesimit për transferimin e tij.
Bazuar në babain e kolumbianit, Jua Carslos Restrepo, Rodriguez është i vendosur për të vazhduar qëndrimin në Munich pavarësisht interesimit nga Londra, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali thuhet se është duke kërkuar shërbimet e mesfushorit dhe dëshiron të nënshkruajë me Rodriguezin në formë huazimi për pjesën tjetër të mbetur të sezonit.
Rodriguez është duke u shfaqur rrallë në fushë te Bayerni që nga vera, por babai i lojtarit insiston se nuk ka plane për transferimin e tij këtë janar.
“Ai ndihet rehat në Munich”, ka thënë fillimisht Restrepo. “Nuk kam lajme rreth kësaj, por mund të ketë oferta bazuar në këto thashetheme që vijnë nga Anglia”
“Ai është i qetë dhe ndihet se është në nivel të mirë sërish dhe që është në nivel fizik të fortë”
“Kjo ju jep mendimin se është i lumtur, i motivuar dhe duke punuar mirë, po ashtu edhe i etur për të arritur sukses të ri”
Arsenali është në kërkim të përforcimeve këtë muaj, por është i frustruar nga mungesa e fondacioneve./arbresh.info/
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Sel...
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...
Rama në takim me fermerët në Dibër: Duhet të bashkoheni për ...
Pas armëpushimit me SHBA-në, aeroporti i Teheranit rifillon ...