James Rodriguez hedh posht spekulimet se do largohet nga Everton

08:18 | 23 Shkurt 2021

Mesfushori ofensivë i Evertonit, James Rodriguez insiston se është i lumtur në “Goodison Park” dhe nuk planifikon të largohet nga klubi.

Kolumbiani u transferua te gjiganti anglez nga Real Madridi verën e kaluar që të ribashkohet me Carlo Ancelottin, përcjellë lajmi.net.

Mirëpo, ka pasur raportimet që thonin se James nuk është përshtatur me jetën në Angli, andaj pritet të largohet në verën e ardhshme.

Por, James ka konfirmuar se nuk e mendon largimin, ngase është i lumtur te skuadra nga Liverpooli.

“Jam i lumtur. E dinë të gjithë se është fazë e re për mua. Jam afër 30-vjeç, jam mirë. Jam i lumtur për çdo gjë të re që më shtohet në jetë”.

“Jam i lumtur që mposhtëm Liverpoolin. Everton nuk ka fituar në ‘Anfield’ që nga viti 1999, pra kemi bërë historinë”.

“Jam i lumtur që isha aty. Shpresoj të vazhdojmë në këtë mënyrë”, deklaroi ai.

Momentalisht, Everton zë pozitën e shtatë me 40 pikë të tubuara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara