Mesfushori i Real Madrid, James Rodriguez është afër për t’iu bashkuar Evertonit.
Kolumbiani gjatë afatit të janarit ishte kërkuar nga Everton e Wolves, por marrëveshja nuk u arrit sepse “Los Blancos” nuk dëshiruan ta largojnë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Marca, trajneri Carlo Ancelotti dëshiron ribashkimin me James, me të cilin punoi në Bayern Munich, ndërsa gjatë verës sa ishte në stolin e Napolit provoi ta sjell lojtarin në “San Paolo”, por nuk ia doli, mirëpo ende nuk ka hequr dorë dhe ka planifikuar ta transferojë te gjiganti anglez.

James ka humbur besimin e trajnerit, Zinedine Zidane dhe me shumë mundësi gjatë afatit veror do largohet ngase ka bërë vetëm 12 paraqitje gjatë tërë sezonit, ndërsa nuk ka luajtur në fanellën e Realit që nga muaji tetor.
Për mesfushorin ofansiv “Mbretërit” kërkojnë se paku 70 milionë euro./arbresh.info.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1