Mesfushori ofansiv i Real Madrid-it, James Rodriguez dëshiron t’i bashkohet rivalit lokal, Atletico Madrid.
Sipas Mundo Deportivo, kolumbiani dëshiron t’i bashkohet “Los Rijoblancos”, pasi aty do jetë në formacionin e parë, transmeton portali arbresh.info.
Real-i ka vendosur që në verë ta shesë James, sepse nuk është në planet e Zinedine Zidane, por nuk dihet nëse do pranojë ta përforcojë Atletico-n, duke ditur rivalitetin e madh.

Thuhet se James preferon të mbetet në La Liga, andaj ka pranuar të kalojë në “Wanda Metripolitano”, por kërkohet edhe nga skuadra angleze e italiane.
Everton, Juventus, Napoli dhe Manchester United janë të lidhur me 28-vjeçarin, kontrata e të cilit skadon në vitin 2021./arbresh.info.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër