Luis Garcia, portieri i Getafes të cilit Lionel Messi ia shënoi golin e jashtëzakonshëm solo në vitin 2007, thotë se ndihet krenar që ka luajtur kundër superyllit të Barcelonës.
Në atë ndeshje në Camp Nou, i riu Messi e mori topin në mesin e fushës, i dribloi disa lojtarë të Gefates dhe pastaj e kaloi Garcian anash para se ta fuste topin në rrjetën e portës së tij, transmeton Express.
Ai gol, i cili është vetëm njëri prej 644 golave të Messit për Barcelonën, shpesh krahasohet me golin e paharrueshëm solo të Diego Maradonës kundër Anglisë në Kupën e Botës 1986.
Si pjesë e fushatës së Budweiser, Garcia mori dhuratë birrë në emër të kompanisë amerikane të birrës, si shumë portierë të tjerë të cilëve Messi iu ka shënuar gol.
“Është e pamundur të jesh i lumtur kur pranon gol, por kjo është njohje për lojtarin më të mirë në historinë e futbollit”, shkroi Garcia në Facebook.
“Koha fluturon dhe unë jam i krenar që kam luajtur kundër tij”, shtoi ai.

Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...