Manchester United është duke ‘luftuar’ për një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer dëshiron me patjetër ta përforcojë sulmin në afatin veror dhe ka në vëzhgim yllin e Aston Villas, Jack Grealish dhe sulmuesin e Borussia Dortmund, Jadon Sancho, ndërsa tekniku norvegjez ka konfirmuar se sulmuesi, Alexis Sanchez që momentalisht është huazim te Inter do rikthehet në verë, transmeton portali arbresh.info.

Në sezonin e ardhshëm edhe nëse Paul Pogba largohet, atëherë në mesfushë nuk nevojitet zëvendësim, sepse në janar transferuan Bruno Fernandes nga Sporting CP, i cili është përshtatur mjaftë mirë për një kohë të shkurtër.
David de Gea do të mbetet në portë, pavarësisht gabime trashanike që ka bërë kohën e fundit, ngase ka besimin e plotë të Solskjaer.
Mbrojtja do jetë e formuar nga Shaw, Maguire, Lindelof dhe Wan-Bissaka, me Eric Bailly dhe Brandon Williams që do qëndrojnë rezervë.
Formacioni i mundshëm i United për sezonin e ardhshëm:

Kujtojmë që gjiganti anglez për momentin renditët në pozitën e pestë në tabelë, ndërsa në vikend do përballet me rivalin, Manchester City./arbresh.info.
Trump: Do ta marrim Groenlandën në një mënyrë apo në një tje...
Pacolli: Drejtësia mund të vonojë, por kur vjen godet si rru...
Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës
KRU “Prishtina”: Nis trajtimi minimal i ujit në ITU Shkabaj,...
Britania, Gjermania dhe Franca dënojnë vrasjen e protestuesv...
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbete...