“Tifozët po ëndërrojnë Luka Modricin, unë së bashku me ata”, tha disa ditë më parë trajneri Luciano Spalletti.
Kjo deklarata e tij vërtetoi interesimin e madh të Interit për të sjellë në Serie A lojtarin më të mirë të Kupës së Botës.
‘Zikaltërit’ ka disa ditë që janë duke punuar intensivisht për të bindur yllin kroat që të largohet nga Real Madrid, dhe sipas medieve në Spanjë, një dëshirë për largim nga ‘Santiago Bernabeu’ ekziston edhe te Modric.
Në rast transferimi te Inter, Modric do të përfitonte një kontratë katër vjeçare, ku do të paguhej 10 milionë euro në sezon.Në Serie A, Modric do të gjente edhe mikun e tij, Cristiano Ronaldo, por në taborin e kundërt, pasi ai i është bashkuar rivalëve të mëdhenj të Interit, skuadrës së Juventusit.
Hasani: Osmani i ka “uzurpuar” kompetencat e Kuvendit të Kos...
Çeku uron 7 Marsin: Mësuesit kanë rol themelor në zhvillimin...
Izraeli sulmon me 80 avionë luftarakë Iranin, shënjestër uni...
Hamza uron 7 Marsin: Mirënjohje për të gjithë mësimdhënësit
Peleshi urim në Ditën e Mësuesit: Mirënjohje për ata që form...
Raportuesi i Kosovës në PE: Zhgënjyes dështimi për zgjedhjen...