Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar agjendën e “Dardanëve” para ndeshjes me Danimarkën që do të zhvillohet me 21 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”.
FFK bvën të ditur se stërvitjen e parë, “Dardanët” do të kenë të martën, në ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa Kombëtarja do të grumbullohet të hënën.
Para grumbullimit të Kombëtares, në konferencë do të dalë trajneri, Bernard Challandes, të hënën në ora 11:00 në Hotel ‘Emerald’, raporton Gazeta Express.
Pas ndeshjes me Danimarkën me 21 mars, Kosova do të luajë sërish në stadiumin “Fadil Vokrri”, kundër Bullgarinë, ku do të nisë aventurën për “Euro 2020”.
Agjenda e Kombëtares së Kosovës:
Aktivitetet e hapura për media
18 mars
11:00 – Konferencë për media e përzgjedhësit Bernard Challandes, Hotel ‘Emerald’
19 mars
17:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës, Stadiumi “Fadil Vokrri”
20 mars
16:00 – Konferencë për media e përzgjedhësit Bernard Challandes, Stadiumi “Fadil Vokrri”
16:30 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës, Stadiumi “Fadil Vokrri” (15 minutat e para të hapura për media)
17:00 – Konferencë për media, e përzgjedhësit të Danimarkës, Age Hareide, Stadiumi “Fadil Vokrri”
18:00 – Stërvitja e Kombëtares së Danimarkës, Stadiumi “Fadil Vokrri”, (15 minutat e para të hapura për media)
21 mars
19:00 – Miqësorja Kosovë – Danimarkë (Stadiumi “Fadil Vokrri”)
Barcelona nis lëvizjet për Cambiason, Juventusi pret ofertën...
Trump pranon se e quajti Netanyahun të çmendur në telefon
Rreth 8 mijë maturantë aplikojnë deri tani për Maturën Shtet...
Posta e Kosovës lanson pullën “Engjëjt e Lirisë – Leotrimi i...
“Është thelbësore”, thotë Costa nga Beogradi për Marrëveshje...
Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë për çësht...