Gary Cahill është shprehur tejet i lumtur pas triumfit me Chelsean
Chelsea është kampion i ri i Anglisë. “Blutë e Londrës” triumfuan 0:1 në udhëtim te WBA, për t’u shpallur edhe matematikisht kampion të Anglisë, kur kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të kampionatit.
Në këtë sezon në radhët e Chelseat shkëlqyen Diego Costa me 20 gola dhe 6 asiste, Eden Hazard me 15 gola dhe 5 asiste.
Një nga më meritorët ishte edhe lojtari më i mirë i këtij edicioni në Premier Ligë, N’Golo Kante, por nuk duhet harruar edhe trajnerin italian, Antonio Conte, që pati një ndikim të madh në këtë grup lojtarësh.
Kapiteni i Chelseat, Gary Cahill, tha pas ndeshjes se kanë punuar shumë gjatë gjithë sezonit për të arritur në një moment si ky.
“Jemi kampion, kemi punuar shumë për këtë moment që nuk po mund ta përshkruaj me fjalë. Nuk ka ndjenjë më të mirë se të jesh kampion”, tha kapiteni i “Bluve të Londrës”./Arbresh.info/
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron