Shkëlzen Gashi aktualisht është një futbollist i lirë dhe pa skuadër.
Sulmuesi shqiptar ka prishur kontratën me skuadrën amerikane Colorado Rapids, pasi këta të fundit nuk ishin të kënaqur me të.
Por kjo nuk përbën problem për Gashin, pasi do t’i marrë mbi një milionë dollar deri në fund të sezonit për prishjen e njëanshme të kontratës.

Sulmuesi shqiptar po ka kohë për të udhëtuar në vende të ndryshme të botës dhe së fundmi ka vizituar Barcelonën.
Ish-reprezentuesi shqiptar është takuar me yllin kroat të Barcelonës, Ivan Rakitic.
“Mysafir special, vëllai i madh Shkëlzen Gashi”, shkroi Rakitic në Instagramin e tij, duke e publikuar një foto duke shkëmbyer fanellat me Gashin.
Ndërkohë edhe Gashi e ka falënderuar mikun e tij kroat për mikpritjen si dhe i ka uruar më të mirat për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Kujtojmë se Gashi dhe Rakitic njihen qysh në fëmijëri, pasi kroati ka lindur dhe është rritur në Zvicër. /Telegrafi/
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në Oslo, një i arre...
Spiropali: Të rinjtë, faktor thelbësor për anëtarësimin e Sh...
Haradinaj: Diaspora dhe Kosova janë një
Smajl Latifi betohet për mandatin e katërt radhazi si kryeta...
Katy Perry zyrtarizon lidhjen me ish-kryeministrin kanadez
Edi me kërcim sensual qysh në mëngjes