Italia e ka mposhtur Belgjikën për vendin e tretë në Ligën e Kombeve me rezultat 2-1.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo rastet nuk munguan për asnjërën nga skuadrat.
Në 45 minutat e dytë, Azzurët e filluan mjaftë furishëm, duke shënuar me anë të Nicolo Barellas, në minutën e 46-të.
Italia më pas arriti edhe ta dyfishonte rezultatin, pasi Domenic Berardi (65’) arriti të realizonte nga penalltia.
Kur u mendua se ndeshja po përfundonte 2-0, Belgjika arriti ta tunde rrjetën e Gianluigi Donnarummas për 2-1 me anë të Charles de Ketelaere në minutën e 86-të, me Kevin de Bruynen që ishte asistuesi.
Belgët tentuan deri në fund që të barazonin shifrat, mirëpo Italia u mbajt, për të fituar kështu vendin e tretë në garën e re të UEFA-s.
Kujtojmë se nga ora 20:45, do të zhvillohet finalja mes Spanjës dhe Francës, me Portugalinë që e fitoi trofeun për herë të parë para katër vitesh.
Selektori Shabani shpall listën e lojtareve për ndeshjet me ...
Nis takimi Konjufca – Spiropali
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës