Itali – Maqedoni e Veriut është një tjetër ndeshje interesante që do të luhet sonte, aty ku do të vendoset për fatet e italianëve për në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Maqedonia e Veriut është bërë “ankth” për Italinë, pasi në dy ndeshjet e fundit direkte, i nxjerr barazim, ndërsa në Palermo e mposhti dhe e la jashtë Kampionatit Botëror.
Në këtë situatë përfaqësuesja italiane dëshiron të “hakmerret” për dy ndeshjet e fundit ndaj Maqedonisë, teksa këta të fundit kërkojnë të bëjnë një tjetër befasi.
Te Italia nuk do të luaj Alessando Bastoni, përderisa te përfaqësuesja e Maqedonisë do të mungoj vetëm Aleksandar Trajkovski, i cili nuk do të mund të luaj për shkak lëndimit.
Aktualisht Italia mban vendin e tretë në grup me 10 pikë, para Maqedonisë që është e katërta me 7 pikë, ndërsa klasifikimi kryesohet nga Anglia me 16 pikë dhe Ukraina në pozitën e dytë me 13 pikë.
Ndeshja ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet sonte në “Olimpico” të Romës, duke nisur nga ora 20:45. /Telegrafi/
Gjendje alarmante në Liqenin e Batllavës – mbulohet ng...
Macron kërkon rifillim të negociatave: Fola me Trumpin për h...
Mbappe: Të luash për Real Madridin, klubin më të mirë në bot...
Operacioni kundër narkotikëve në Komunën e Ferizajt, arresto...
Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në nismat pë...
HRW: Sulmet e Izraelit ndaj depove të naftës në Iran mund të...