Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli kishte dy muaj jashtë fushave të lojës, që kur u lëndua në ditët e para të marsit në ndeshjen e Serisë A kundër Milanit.
Por ai më në fund ka lënë pas të gjithë problemet fizike dhe është kthyer përsëri të luajë me Empolin.
Ai sot ka luajtur nga minuta e parë deri në fund të sfidës kundër Frozinones, ndeshje kjo e mbyllur me rezultat 0-0.
Ismajli ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës dhe sipas vlerësimeve statistikore të “SOFASCORE”, meritoi notën 7,3 për atë që shfaqi në fushën e lojës në një duel delikat për mbijetesën mes dy skuadrave që po përpiqen të qëndrojnë jashtë zonës së ftohtë të klasifikimit.
Pas këtij barazimi skuadra e Ismajlit është në vendin e 17-të me 32 pikë, kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në përfundim të Serie A.
??? #EmpoliFrosinone pic.twitter.com/L2tLaViI51
— Empoli Football Club Official (@EmpoliFC) May 5, 2024
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...