Ardian Ismajli pritet të largohet nga Empoli pas gati katër vitesh qëndrimi në klubin italian.
Kontrata e mbrojtësit shqiptar skadon në fund të këtij sezoni, dhe me rënien e Empolit në Serie B, largimi i tij është bërë edhe më i mundshëm.
Edhe pse ekziston një mundësi e vogël për qëndrimin e tij, situata e krijuar pas rënies nga elita ka ulur ndjeshëm gjasat për rinovim.
Në afatin kalimtar të janarit, Ismajli ishte përfolur për një kalim të mundshëm te Juventusi, por atëherë vendosi të mbetet pjesë e Empolit.
Tani si lojtar i lirë, 28-vjeçari do të ketë mundësinë të zgjedhë me kujdes hapin e radhës në karrierën e tij, ndërsa interesimi për të pritet të jetë i madh nga klube të ndryshme brenda dhe jashtë Italisë.
Ismajli u transferua tek Empoli në vitin 2021 nga Spezia, për shumën e dy milionë eurove.
Zvicër, zbulohen 356 mijë euro të fshehura në tren – n...
Pacolli denoncon dy raste të dyshimta të shpronësimit
Protesta e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, policia li...
Përfaqësimi i grave në zgjedhjet 2025 mbetet i ulët, kërkohe...
GAP: Komunat paguan 126.6 milionë euro për vendime gjyqësore...