Ardian Ismajli ka munguar në dy ndeshjet e fundit të Empolit, kundër Milanit dhe Udinezes, takime që skuadra toskane i ka humbur të dyja.
Mbrojtësi la fushën e lojës në minutën e 60- të, në duelin kundër Juventusit më 2 shkurt, për shkak të problemeve muskulore.
Ky ishte dëmtimi i parë që Ismajli ka hasur që nga fillimi i sezonit, duke luajtur në total 23 ndeshje në Serinë A, nga 25 që janë zhvilluar gjithsej.
Sipas raportimeve nga Italia, të gjithë tek Empoli i kanë sytë nga Ismajli sepse ai është një pikë e rëndësishme në mbrojtje.
Siç thuhet, 28- vjeçari mund të jetë në dispozicion të trajnerit këtë fundjavë, ku Empoli do të presë në shtëpi Atalantën e Gjimshitit.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...