Policia e Kosovës ka njoftuar se më 2 prill 2026 është realizuar ekstradimi i një shtetasi kosovar nga Franca në Kosovë, në bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit.
Sipas njoftimit, ekstradimi është kryer nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë.
I dyshuari ishte arrestuar më herët nga autoritetet zvicerane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e Kosovës, nën dyshimin për veprën penale “vrasje në tentativë”.
Ai dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë për një periudhë kohore.
“I dyshuari ishte arrestuar nga autoritete zvicerane pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar, të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë. Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre Franceze. I dyshuari pas ekstradimit, i është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Pejës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprave penale, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë në aktivitete kriminale, brenda dhe jashtë vendit./Arbresh.info
Rama porosi kryetarëve të bashkive: Më shumë punë për pastri...
VV-ja bojkoton vazhdimin e seancës për çmimin e naftës
Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...