Qeveria e Kosovës do të mbajë sot një mbledhje, rreth një orë e gjysmë para nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.
Në këtë mbledhje, ekzekutivi pritet të shqyrtojë projektligjin për masat e përkohshme ndaj produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit të tregut.
Një ligj i ngjashëm, që parashihte vendosjen e çmimeve tavan në mandatin e kaluar, ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.
Ndërkohë, si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme, që nga muaji shkurt në Kosovë është vërejtur rritje e çmimeve të naftës dhe disa produkteve të tjera bazë.
Përveç kësaj pike, në rendin e ditës të mbledhjes së Qeverisë janë përfshirë edhe çështje të tjera.
Sa i përket rritjes së çmimit të naftës, sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë gjithashtu një seancë të jashtëzakonshme, të thirrur nga LDK-ja dhe të mbështetur nga PDK-ja dhe AAK-ja.
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...
Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 erdhi n...
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...