Islanda ka fituar ndaj Austrisë me rezultat 2-1 dhe kështu është kualifikuar në fazën tjetër të Euro 2016.
Islandezët kaluan të parë në epërsi përmes golit Jon Dadi Bodvarsson, i cili shënuar golin e parë të takimit në minutën e 18-të.
Tetë minuta para përfundimit të pjesës së parë, austriakët kishin rastin më të mirë për ta barazuar rezultatin.
Është dashur të kalojnë 15 minuta në pjesën e dytë që të barazohet rezultati. Alessandro Schopf barazoi rezultatin pasi mori një pasim të saktë nga ana e mbrojtësit, Alaba.
Golin e fitores e fitores dhe të kualifikimit e shënoi Arnor Traustason në minutat shtesë të takimit.
Hungaria e mbyll si lider grupin me 5 pikë, Islanda në të dytin me pesë pikë, ndërsa Portugalia e treta me tri pikë.
Abdixhiku për rezultatin: Natën e 28 dhjetorit pamë mundin t...
Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen para Kuvendit të LDK-s...
Dy pengesat që Milani duhet të kapërcejë përpara se të arrij...
Hapet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Rezultati i LDK-së është ...
Raportuesi i PE: Nëse vijon me këtë ritëm reformash, Shqipër...
Vrasja e dy amerikanëve në Minneapolis shkakton protesta në ...