Pas fitores me Moldavinë të shtunën, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë sot.
“Kuqezinjtë” për ndeshjen e tretë të grupit E do të përballen me Ishujt Faroe, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Ndeshja fillon në ora 20:45.
Të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.
Ishujt Faroe: Gestsson; Sorensen, Vatnsdal, Faero, Davidsen; Joensen, Andreasen, Vatnhamar, Vatnhamar; Olsen, Edmundsson
Shqipëria: Berisha; Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, Hysaj; Asllani, Bajrami, Ramadani; Seferi, Asani; Cikalleshi
Grupin E e kryeson Republika e Çekisë me shtatë pikë, ndërsa ndiqet nga Polonia dhe Shqipëria me nga tri pikë, ndërsa Moldavia ka dy pikë, para Ishujve Faroe si të fundit me vetëm një pikë./Arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...