Wojciech Szczesny është kthyer në qendër të vëmendjes pas paraqitjeve fenomenale tek Barcelona.
Portieri polak u rikthye nga pensionimi për t’i ndihmuar Barcelonës pas lëndimit të Marc Andre ter Stegenit dhe këtë po ia del për mrekulli, shkruan Arbresh.info.
Ai ende nuk e ka shijuar humbjen me Blaugranat pas 22 ndeshjeve. Ai ka arritur ta mbaj portën e paprekur për 12 herë.
Szczesny has gone ?? ????? undefeated for Barcelona.
Just ??? ???? (23) than Johan Cruyff’s record with the Catalan club. pic.twitter.com/XMZ4g5iA0O
— The Touchline | Football Coverage (@TouchlineX) April 13, 2025
Në një intervistë para ndeshjes me Dortmundin, ai ka rrëfyer momentin se si erdhi thirrja Barcelona.
“Disa muaj më parë isha në plazh, kur Barça më thirri, isha duke luajtur golf me djalin tim dhe tani po luaj për një nga skuadrat më të mira në Evropë. Do të kishte qenë e pamundur për mua të mendoja për të fituar tituj të mëdhenj pas tërheqjes. Por më pëlqen të fitoj, dua të fitoj”, tha fillimisht ai.
???️ Szczesny: “A few months ago I was on the beach! When Barça called, I was playing golf with my son… and now I’m playing for one of best teams in Europe”.
“It’d have been impossible for me to think about winning big titles after retiring. But I love to win, I want to win”. pic.twitter.com/Dm7Xtm7gVf
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 14, 2025
Më tej ai foli edhe për mardhënien e tij me Flick dhe të ardhmen pas rikthimit të portierit gjerman.
“Unë jam këtu për të zëvendësuar ter Stegen dhe për të ndihmuar Barçën. Nëse Flick vendos të mbështetet te Ter Stegen, unë do ta respektoj atë. Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer”, shtoi më tej polaku.
?? Szczesny: “I’m here to replace ter Stegen and help Barça. If Flick decides to rely on ter Stegen, I will respect that”.
“We have a great relationship”. pic.twitter.com/Nltv4r3JnV
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 14, 2025
Barça ndeshjen e radhës e luan nesër me Dortmundin në kuadër të çerekfinales së kthimit.
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...