Feronikeli ka ndërprerë pasditen e sotme (e mërkurë) bashkëpunimin me trajnerin Dejan Vukicevic.
Kampioni i Kosovës ka reaguar pas rezultateve jo të kënaqshme duke shkarkuar nga pozita trajnerin malazez, transmeton portali arbresh.info.
Teksa në konfirmimin nga uebfaqja zyrtare e klubit thuhet se do të njoftohet në kohë për pasardhësin e Vukicevic, raporte të ndryshme pretendojnë se Feronikeli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Emri i Albert Bunjakut, i cili në të kaluarën ka qenë drejtues i kombëtares sonë, është duke u përmendur nga mediat lokale.
Prezantimi i tij mund të ndodhë para ndeshjes në fundjavë kundër Ballkanit./arbresh.info/
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...