Ish sulmuesi i Juventusit dhe Italisë, Vincenzo Iaquinta raportohet se do të dënohet me gjashtë vite burg për shkak të lidhjeve të tij të dyshuara me mafiet.
Fituesi i Kampionatit Botëror të vitit 2006 është akuzuar në muajin dhjetor të vitit 2015 për posedim ilegal të armëve, sipas ‘Deutsche Welles’ dhe ‘AFP’-së, si dhe për synimin e tij për të ndihmuar një mafi të Kalabrisë të njohur si ‘Ndrangheta’, transmeton portali arbresh.info.
Më shumë se 140 persona janë pyetur rreth këtij rasti dhe njëri prej tyre është edhe babai i Iaquintas, për të cilin prokurorët janë duke kërkuar 19 vite burgim.
Të dyshuarit dyshohen se kanë ndihmuar ‘Ndrangheta’-në për përfitime ilegale nga rindërtimi i objekteve në regjionin Emilia – Romagna pas dy tërmeteve në vitin 2012.
Ndër krimet e tjera që janë vlerësuar të jenë bërë nga të dyshuarit janë mashtrimet, falsifikimi i faturave, kamata dhe grabitjet.
Iaquinta ka luajtur për klubet si Udinese, Juventus dhe Cesena dhe ka shënuar gjashtë gola brenda 40 paraqitjeve për Italinë para pensionimit të tij në vitin 2012./arbresh.info/
Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën
Hansi Flick kërkon përforcime, Barcelona i “sakrifikon” dy y...
Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni
Investimet në transport dhe zhvillim ekonomik, fokus i komun...
Klodi për Elijonën: Rrence e viktimë …
Agjërimi ndihmon në përsosjen e koagulimit të gjakut, sipas ...