Mesfushori i Shtutgartit, KevinGrosskreutz është rrahur barbarisht mbrëmjen e së hënës. Ai ka qenë së bashku me disa miq të tij në një “pub” por është sulmuar papritur nga dy të rinj.
Këtë lajm e ka bërë publik klubi gjerman dhe pas daljes së tij nga spitali do të bëjë kallëzim penal në polici. Sipas dëshmive, mesfushori është goditur me kokë dhe me grusht nga një 16-vjeçar si dhe është sulmuar nga një 19-vjeçar, të cilët janë kapur pak larg vendngjarjes.
Kevin Grosskreutz ka qenë pjesë e kombëtares gjermane në vitin 2014 kur fituan Kupën e Botës në Brazil.

Konjufca për çështjen e presidentit: Vjosa Osmani u bë temë ...
Gjykata Administrative refuzon kërkesën për pezullimin e kon...
Abdixhiku përsërit zotimin në tubimin mbyllës: Pagat dhe pen...
Konjufca për krizën politike: Opozita s’ka dhënë zgjidhje ko...
Orges Shehi zyrtarisht trajner i Prishtinës
Samiti në Tivat: BE diskuton integrimin gradual të Ballkanit...