Arsenali i ka shpëtuar humbjes në fundjavë ku pas disavantazhit 2-0 arriti të barazonte në 2-2 në derbin londinez ndaj Chelseat.
Mbrojtësi ukrainas, Olesakndr Zinchenko u zëvendësua vetëm pas 45 minutave lojë dhe nuk ishte në formën e tij më të mirë.
Për këtë ka folur edhe legjenda e Ian Wright, duke thënë se që nga largimi i Xhakës mbrojtësi ukrainas më nuk është njësoj.
“Oleksandr Zinchenko pa Granit Xhakën , nuk është më ai i njëjti që jemi mësuar ta shohim”.
“Xhaka ishte shumë i rëndësishëm. Zinchenko duket se nuk mund ta bëjë këtë pa mënyrën se si luante Graniti dhe t’i japë atij lirinë”, tha Wright.
Tutje ish-legjenda e Arsenalit foli edhe për barazimin e Topçinjve në Stamford Bridghes ndaj Chelseat.
“Ne në fund morëm diçka nga ajo ndeshje edhe pse nuk ishim në nivel. Gjithsesi jam i lumtur që nuk u mposhtëm përkundër vështirësive”, tha Wright.
Sezonin e kaluar, Xhaka shpesh luante si mbrojtës i majtë në Arsenal , duke i dhënë Zinchenkos lirinë për të përmbysur në mesfushë dhe për të çuar topin përpara.
Declan Rice dhe Jorginho, të cilët luajtën në mesfushën qendrore kundër Chelseat në fundjavë, nuk kanë për detyrë ta bëjnë një gjë të tillë nga Mikel Arteta./Telegrafi/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit