Cristiano Ronaldo arriti sot shifrën e 900 golave, me shënimin ndaj Kroacisë në kuadër të Nations League.
Ish-klubi me të cilin bërë histori, Real Madridi nuk e ka harruar ‘mbretin’ duke I uruar këtë sukses historik individual, shkruan Arbresh.info.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Real Madridi e quan një moment historik për ish-lojtarin e tyre.
“Një tjetër moment historik: 900 gola në karrierën profesionale të një prej legjendave më të mëdha të Real Madridit dhe futbollit botëror. Urime, i dashur dhe i admiruar Cristiano Ronaldo”, ka shkruar Real Madrid .
Los Blancos në fund të postimit shkruajnë se skuadra dhe të gjithë tifozët ndihen krenar me këtë arritje.
“Real Madrid dhe tifozët e Real Madridit janë gjithmonë krenarë për ju”, përfundon mesazhi i klubit spanjoll.
Kujtojmë se Ronaldo ka djersitur fanellën madrilene për nëntë vite dhe ka fituar çdo trofe të mundshëm me ta./Arbresh.info
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...
Burg për personin që grabiti materiale muzikore të papubliku...
PDK ende se ka publikuar listën, Totaj thotë se u përfshinë ...
Hajnat vjedhin para nga kasaforta në një depo në Obiliq
Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishe...