Ish-futbollisti zviceran, Marco Streller, mendon se Xhaka mund t’i bashkohet Real Madridit.
Ai ka theksuar se nuk është çudi nëse karriera e Xhakës do të vazhdonte te Real Madridi, përcjell albinfo.ch.
“Mund ta imagjinoj mirë se nëse Xabi Alonso shkon te Real Madridi dhe Luka Modriq largohet, mund të ndodhë”, ka thënë ish-sulmuesi i Zvicrës, Baselit, Kolnit, Suttgartit dhe Thunit për mediumin zviceran “bluewin”.
Ai është pyetur sërish nëse Xhaka mund t’i bashkohet Realit.
“Mund të jetë patjetër. Alonso e di se Graniti ishte vendimtar në suksesin e Leverkusenit”, është shprehur Streller.
Që nga transferimi nga Arsenali te Leverkuseni, Xhaka ka qenë lider i mesfushës së ekipit të drejtuar nga Xabi Alonso. Ai udhëhoqi ekipin drejt titullit të kampionit të Gjermanisë. Leverkuseni fitoi edhe Kupën, ndërsa humbi në finale të Ligës së Evropës nga Atalanta.
Leverkuseni edhe këtë edicion është në garë për titull në Gjermani.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...