Isco është rikthyer në skuadrën e Real Madridit për takimin me Real Mallorcan, pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të një lëndimi.
Mesfushori spanjoll Isco e pësoi një lëndim muskulor në stërvitje në fillim të javës së kaluar dhe si pasojë mungoi kundër Valencias dhe Real Sociedadit, transmeton Gazeta Express.
Por ai e ka lënë lëndimin në kofshe anash dhe tani do të jetë në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane.
Përvec tij, në listë janë edhe Sergio Ramos dhe Eden Hazard, të cilët ishin në dyshim për shkak të disa goditjeve që i kishin marrë në ndeshjen e së dielës kundër Sociedadit.
Lista e plotë e Real Madridit për ndeshjen me Mallorcan të mërkurën:
Portierë: Thibaut Courtois, Alphonse Areola, Diego Altube.
Mbrojtës: Dani Carvajal, Eder Militao, Sergio Ramos, Raphael Varane, Marcelo, Ferland Mendy, Javi Hernandez.
Mesfushorë: Toni Kroos, Luka Modric, Isco, Fede Valverde and James Rodriguez.
Sulmues: Eden Hazard, Karim Benzema, Gareth Bale, Marco Asensio, Brahim Diaz, Mariano Diaz, Vinicius Junior and Rodrygo Goes.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...