Sipas gazetarit spanjoll Jose Alvarez Haya, Manchester City mund të nënshkruaj gjatë verës me yllin e Real Madridit – Iscon.
Kjo storie, e cila u shfaq fillimisht mbrëmjen e së mërkurës në shoun televiziv ‘El Chiringuito’, erdhi në të njëjtën javë kur Isco realizoi hat-trick’un e tij të parë në karrierë, transmeton portali arbresh.info.
Isco ishte ylli i shfaqjes ku Spanja shkatërroi Argjentinën me rezultat 6 me 1 në miqësore vetëm dy muaj para fillimit të Kampionatit Botëror. Pas ndeshjes, Isco foli hapur rreth problemeve në Real Madrid këtë sezon.
“Unë dua të shfaqi që jam një lojtar i mirë. Lapetegui ka shfaqur besim në mua me minutat që më ka dhënë. Në Madrid, unë nuk kam besimin që i duhet një lojtari”, ka thënë fillimisht Isco.
“Ndoshta, unë jam problemi në Madrid. Nuk di se si të fitoj besimin e Zidanes”
Pas këtyre deklaratave, Manchester City thuhet se do të nënshkruaj me Iscon gjatë verës. Madje, thuhet se Isco ka folur me trajnerin Pepe Guardiola rreth transferimit në Premierë Ligë.
Besohet se Guardiolas i ka garantuar Iscos që do të jetë lojtar “kryesor” i skuadrës në Etihad. Përveç kësaj, Iscos i është ofruar pagë dyfish më e madhe nga klubi Manchester.
Sa i përket regjistrave, 25-vjeçari ka kontratë me ‘Los Blancos’ deri në vitin 2013. Gjithashtu është e njohur që Isco ka një klauzolë të blerjes prej 700 milionë euro në kontratën e tij te Real Madridi./arbresh.info/
https://twitter.com/elchiringuitotv/status/979134806947762176
https://twitter.com/10JoseAlvarez/status/979135572345262080
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut