Zinedine Zidane vendosi besimin e tij në Iscon për ndeshjen në udhëtim të Real Madridit kundër Bayern Munichut.
Por, spanjolli arriti të qëndroj në fushë për vetëm 45 minutave dhe tani duket se do të mungoj në takimin e dytë në kuadër të gjysmëfinales në UEFA Ligë të Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Derisa skuadra po largohej nga stadiumi Allianz Arena, Isco u tregoi gazetarëve se ai duket se ka pësuar një “ndrydhje” në krah gjatë pjesës së parë në fitoren 2 me 1.
Edhe pse testet ende nuk janë kryer për të matur natyrën e saktë të lëndimit të mesfushorit, dyshohet që ndrydhja është shkallës së dytë dhe nuk pritet që lojtari të jetë në dispozicion për takimin e së martës duke marrë parasysh natyrën e dhimbshme të problemit.
Madridi ka humbur edhe një lojtar tjetër kryesor për ndeshjen kthyese kundër kampionit gjerman pasi Dani Carvajal ishte detyruar të largohet nga fusha për shkak të një lëndimi në kofshë të këmbës./arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...