Ky sezon ka qenë mjaft i vështirë për Iscon, i cili e gjeti veten në stol për shumicën e ndeshjeve me Santiago Solarin. Mirëpo, 26-vjeçari dëshiron të vazhdojë në Real Madrid.
Kontrata e mesfushorit me Real Madridit është e vlefshme deri në vitin 2022, me një klauzolë për shkëputjen e kontratës në vlerë prej 700 milionë eurosh. Ai nuk pranon të ketë dyshime për të ardhmen e tij: dëshiron vetëm të luajë në Santiago Bernabeu, transmeton Gazeta Express.
Ajo që mbetet të shihet është sesi e vlerëson Iscon trajneri Zinedine Zidane, i cili synon t’i largojë shumë lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës. Isco dëshiron të mbetet në Real Madrid, mirëpo qëndrimi i klubit nuk është ende i qartë.
Afati kalimtar i verës është i gjatë dhe tani jemi ende në pranverë, por Isco nuk është njëri ndër ata futbollistë të cilët mund t’ua ndryshojnë lehtësisht njerëzve të tjerë mendimin për ta.
Kur Isco e rinovoi kontratën e tij, ai ishte i vetëdijshëm që mund të largohet nga klubi, mirëpo vendosi të qëndrojë. Kjo mbetet ende dëshira e spanjollit.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot