Alexander Isak duket se ka bërë zgjedhjen e tij për të ardhmen.
Sulmuesi i Neëcastle United ka vendosur që dëshiron të transferohet te Liverpool, duke refuzuar çdo interes tjetër, përfshirë edhe atë të klubeve të pasura si Al Hilal, shkruan Arbresh.info.
Dje është raportuar se marrëveshja personale mes klubit është arritur për pesë vite.
Isak është i vendosur të jetë pjesë e projektit të ri nën drejtimin e Arne Slot, dhe nuk është duke menduar për një skuadër. Madje ai nuk ka luajtur fare ndeshjen e fundit miqësore të klubit të tij ndaj Celticut.
Nga ana tjetër, Liverpool është gati të bëjë një ofertë rekord për kartonin e tij, në rast se Neëcastle pranon të shqyrtojë shitjen.
Klubi nga “Anfield” është i gatshëm të investojë fuqishëm për ta sjellë sulmuesin në skuadër, duke e parë atë si një element kyç për repartin ofensiv.
Tani gjithçka varet nga vendimi i Neëcastle United, që deri më tani nuk ka dhënë sinjale të qarta për një shitje të mundshme.
Ky do të ishte transferimi i pestë i madh i Liverpoolit këtë verë, pas Jeremie Frimpong, Florian Ëirtz, Milos Kerkez dhe Hugo Ekitike./Arbresh.info
🚨🔜 Alexander Isak keeps waiting for Liverpool, his only clear choice despite reports on Al Hilal and more clubs.
Personal terms never gonna be an issue, as choice has been made weeks ago.
Isak also aware of #LFC prepared for record bid if Newcastle will open doors to sale. pic.twitter.com/1HQeKS53xd
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 30, 2025
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s