Kyrie Irving nuk do t’i bashkohet Lebron Jamesit në Los Angeles, por do të vijojë karrierën tij në New York, të paktën drejt këtij përfundimi duket se po mbërrijnë palët.
Organizatori që ka mbyllur gjithçka me Bostonin është drejt konkludimit të bisedimeve me Brooklyn Nets. Marrëveshja ende nuk është konkretizuar, por sipas mediave amerikane 27-vjeçari dhe drejtuesit e Nets janë optimistë për mbylljen e akordit, i cili parashikon një kontratë 4-vjeçare nga e cila Irving do të përfitojë gjithsej 141 milion dollarë.
Basketbollisti i cili ka qenë 6 herë pjesë e All Star Game e mbylli sezonin e fundit me Celtics duke regjistruar një mesatare prej 23.8 pikësh të realizuara, 6.9 pasime vendimtare dhe 7 topa të kapur në tabelë.
Nëse gjithçka merr përmasa zyrtare atëherë Brooklyn do të kryente hapin e parë të madh drejt ndërtimit të një skuadre pretendte, kujtojmë që Irving ishte vendimtar në titullin e parë historik që Cleveland Cavaliers fituan në vitin 2016, ndërkohë që Nets përveçse Irving janë në garë për të nënshkruar me një tjetër superstar si Kevin Durant.
Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza ndaj autorit të vrasjes së ...
Trump: Irani nuk do të marrë asetet e ngrira para se të arri...
Bastisje në Zubin Potok, konfiskohen katër armë
Kapen pranë kufirit greko-shqiptar 110 kg marijuanë të fsheh...
Kurti: Kanë mbetur më pak se 3 orë kohë, dil dhe voto, mos e...
Deri në orën 16:30 votuan 450 mijë e 641 qytetarë, apo 22.99...