Edward Iordanescu nuk është më trajner i Rumanisë.
Federata Rumune e Futbollit njoftoi lamtumirën e përzgjedhësit vetë pak javë pas përfundimit të Evropianit.
Rumania pati një kampanjë të suksesshme në Euro 2024, ku kaloi grupet por u eliminua nga Holanda në fazën e 1/8-ave.
Pas sukseseve që pati në krye të kombëtares Federata Rumune ishte pro kontratës së re, por Iordanescu nuk pranoi të rinovonte edhe për katër vite të tjera.
Kontrata aktuale trajnerit i skadon në fund të korrikut.
Teksa më poshtë njoftimi zyrtar nga rumunët:
“Edward Iordwnescu, të cilit kontrata i skadon në fund të korrikut, nuk do të vazhdojë në kombëtaren rumune. Pas diskutimeve, Federata Rumune e Futbollit kupton dhe respekton vendimin e Eduard Iordanescut për të marrë një pushim. Faleminderit për punën tuaj, për përkushtimin tuaj në këtë periudhë sfiduese dhe për rezultatet e arritura në ekipin kombëtar! Ju urojmë shumë suksese në projektet tuaja të ardhshme, duke besuar se emri Eduard Iordanescu do të vazhdojë të ketë një ndikim pozitiv në futbollin rumun në të ardhmen”./Arbresh.info
Ministrat e Jashtëm të NATO-s përfundojnë samitin dy ditor n...
Sot zgjedhjet për kryetar të PD-së, Sali Berisha në garë i v...
Pensionohet Podolski, kampioni i botës
Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë
Elezi: Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata...
Shtetasi turk nxjerr thikë brenda stacionit policor në Prish...