Interi ka fituar 3-0 ndaj Sampdorias në kuadër të xhiros së fundit (38) në Serie A, por pa arritur të mbrojë titullin kampion.
Pjesa e parë u mbyllë pa gola, mirëpo në të dytën u realizuan plotë tri sosh.
Ishte minuta e 49-të e takimit kur Nicolo Barella asistoi për Ivan Perisicin, që shënoi për 1-0.
Për golin e dytë u përkujdes Joaquin Correa (55’) që pranoi një asisistim nga Hakan Calhanouglu, për të dyfishuar rezultatin.
Dy minuta më vonë, Correa ia doli të realizonte edhe golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Nerazzurët, por që në fund nuk u ndihmoi edhe aq rezultati.
Milani ia doli të fitonte po ashtu 3-0 në udhëtim te Sassuolo, duke e rikthyer Scudetton në San Siro pas më shumë se 11 vitesh.
Milani grumbulloi 86 pikë në këtë edicion, dy më shumë se Interi që përfundoi si nënkampion.
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...
Rasti “Banjska”: Gjykata shpall nesër aktgjykimin nën masa t...