Inter zyrtarisht e ka prezantuar anësorin e djathtë të mbrojtës Sime Vrsaljkon nga Atletico Madridi, të cilin e ka huazuar me mundësi blerje në fund të sezonit
Marrëveshja është konfirmuar nga Interi të mërkurën në mbrëmje, me klubin që raportohet se ka paguar 6.5 milionë euro për huazimin e Vrsaljkos, kurse verën e ardhshme mund të jep edhe 17.5 milionë të tjera për ta realizuar komplet transferin.
Kroati mësohet se do të nënshkruaj kontratë katër vjeçare nëse vendos të qëndroi në San Siro.
26 vjeçari ka luajtur më parë për Genoan dhe Sassuolon në Serie A, kurse në vitin 2016 u transferua në Atletico.
Lëndimet dhe prezenca e Juanfran limituan paraqitjet në vetëm 54 sish në dy sezone me Los Colchoneros, por pavarësisht kësaj gjatë qëndrimit në Spanjë ai fitojë një titull të Europa Ligës.
Ai po ashtu ishte njëri prej lojtarëve kryesor të Kroacisë gjatë Botërorit ku arriti në finale këtë verë.
Vrsaljko është nënshkrimi i shtatë i Interit në këtë verë derisa deri në fund ata pritet ta transferojnë mesfushorin e Bayernit, Arturo Vidal.
Silva në “radarin” e Juventusit
Donika Gervalla: Votat e qytetarëve kanë dëshmuar gjithmonë ...
Shtëpia e Bardhë: Lirimi i të burgosurve në Venezuelë shembu...
Durmishi thotë se qeveria do t’a marrë përsipër kompensimin ...
Ushtria siriane nis sulme ndaj SDF-së, rritet frika për ndër...
Qeveria venezueliane gati të lirojë të burgosurit politik