Një revolucion i vërtetë, madje më i madh nga ai i parashikuar prej faqes së internetit “Footy Headlines”, e cila zbulonte një shirit të vetëm horizontal zigzag, për të thyer vijat tradicionale vertikale.
Interi dhe “Nike”, në vend të kësaj zgjodhën rrugën e inovacionit total, pa harruar origjinën, si një “haraç” për historinë e qytetit të Milanos.
“Fanella e re e Interit respekton qytetin e Milanos përmes një estetike që simbolizon identitetin e klubit dhe njerëzve që përfaqëson. Fanella është “Made of Milano”, duke dashur të përfaqësojë ndjenjën e unitetit me kryeqytetin Lombard dhe me njerëzit, pjesë e një komuniteti të madh, që ndan ndjenjën e krenarisë për qytetin dhe dëshirën për inovacion”.
? | MAGLIA
Our city. Our dream. Our future. Made to break barriers.#MadeOfMilano #Nike #FirstKit pic.twitter.com/QLjYC8jslY
— Inter (@Inter) June 30, 2020
Dizajni i fanellës së re, siç thuhet në njoftimin për shtyp, “përfshin format dhe ngjyrat karakteristike dhe riinterpreton vija ikonike zikaltër me valë dhe zigzage”. /Telesport/
Netanyahu: Fushata kundër Iranit vazhdon
Trump konfirmon vrasjen e 48 udhëheqësve iranianë
Njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovës të bllokuar në Em...
Alarm për Kupën e Botës: Konflikti SHBA–Iran rrezikon Finali...
1500 shqiptarë në Dubai, ambasadori Kurtezi: Nuk ka vend për...
Man United vazhdon formën e jashtëzakonshme – fiton ndaj Cry...