Google ADS

Interi ‘tmerron’ Napolin në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’

22:41 | 3 Dhjetor 2023
D.H

Inter ka arritur të mposhtë Napolin me rezultat 3-0, në udhëtim në kuadër të xhiros së 14-të në Serie A.

Zikaltrit e nisën ndeshjen shumë më mirë duke shënuar gol në minutën e 14-të përmes Marcus Thuram por ky gol u anulua nga VAR-i për shkak të pozicionit jashtë loje, shkruan Arbresh.info.

Teksa goli i parë për Neruazurët erdhi një minutë para përfundimit të pjesës së parë, kur realizoi Hakan Calhanoglu.

Barella dyfishoi epërsinë në minutën e 62-të.

Teksa rezultatin final 3-0 e vulosi, Marcus Thuram në minutën e 85-të.

Me këtë fitore Interi vazhon kryesimin në tabelë me 35 pikë dy më shumë se Juventusi, teksa Napoli pas kësaj humbje gjendet në pozitën e pestë me 24 pikë./Arbresh.info/