Interi është duke bërë çmos që të transferojë Federico Chiesan në këtë verë nga Fiorentina.
Nerazzurët ka kohë që po e përcjellin lojtarin, mirëpo që në garë për të është edhe Juventusit.
Viola ka bërë të ditur se nuk do ta lëshojë edhe aq lehtë lojtarin, derisa kërkojnë 50 milionë euro për kartonin e tij.
Sipas Sportmediaset, Nerazzurët janë të gatshëm të sakrifikojnë Radja Nainggolanin, Henrique Dalbertin dhe Victor Mosesin për kartonin e italianit.
Interi do të vlejë Mosesin nga Chelsea për 12 milionë euro, mirëpo Antonio Conte thuhet se nuk është i bindur nga forma e tij.
Nainggolan është në huazim te Cagliari dhe dëshiron të qëndrojë aty, andaj shitja e tij do të ndodhë në këtë verë.
Ndërsa Dalbert aktualisht është në huazim te Fiorentina dhe mund të qëndrojë aty si pjesë e marrëveshjes me Chiesan.
Në garë për anësori janë edhe Paris Saint-Germain dhe Manchester United, derisa Zonja e Vjetër shihet si favoritë. /Telegrafi/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje