Lajm i keq për kombëtaren italiane dhe Interin. Në stërvitjen e pasdites, në Coverciano, Alessandro Bastoni braktisi seancën. Arsyeja është tendosja muskulore në pulpën e djathtë: më shumë detaje do të zbulohen nesër, kur ish-lojtari i Atalantës do të kryejë testet instrumentale.
Është e qartë se edhe Interi mbetet i shqetësuar për gjendjen e mbrojtësit: pas pauzës, vjen ndeshja me Juventusin, shumë e rëndësishme për “Scudetton”.
Prania e tij në “Olimpico”, të premten në mbrëmje, kundër Maqedonisë së Veriut, sigurisht që nuk mund të përjashtohet: Bastoni ishte provuar si titullar në një mbrojtje me 4 lojtarë, të gjithë zikaltër, e formuar nga Acerbi, Darmian dhe Dimarco, por tani në vend të Bastonit mund të luajë Gatti i Juventusit.
Një tjetër lajm i keq për Simone Inzaghin vjen nga Turqia: media vendase raporton se Hakan Calhanoglu ka munguar në stërvitjen e fundit të kombëtares për shkak të një infeksioni respirator.
Kombëtarja turke, e drejtuar nga Vincenzo Montella, do të zbresë në fushë më 18 nëntor në miqësoren kundër Gjermanisë dhe më pas, në datën 21, do të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2024, kundër Uellsit.
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen