Sulmuesi i Arsenalit, Alexis Sanchez raportohet se është shfaqur si shënjestër kryesore e Interit.
Qysh pas përfundimit të sezonit të kaluar, spekulime të vazhdueshme sugjeronin që Sanchez do të largohet nga klubi në Emirates ku ka vetëm edhe 12 muaj të mbetur në kontratën e tij, transmeton portali arbresh.info.
Nëse ai do të largohej nga “Topçinjtë”, Manchester City është vlerësuar si favorit për të nënshkruar me sulmuesin kilian por ‘Gazzetta dello Sport’ raporton tani që Interi është i vendosur për të shtruar një ofertë të madhe për 28-vjeçarin.
Gjiganti në Serie A ka në dispozicion fondet pas marrjes përsipër nga miliarderët kinez ‘Suning Group’.
Sanchez thuhet se kërkon një pagë prej 400 mijë funta në javë në mënyrë për të vazhduar qëndrimin te gjigantin londinez./arbresh.info
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...