Saga e Romelu Lukaku ka marrë një tjetër kthesë, pasi kalimi i tij te Interi është pothuajse i pamundur, ndërsa Juventusi është shfaqur si destinacioni i tij i mundshëm.
Lukaku dukej në rrugën drejt Interit, me skuadrën italiane të vendosur për të shitur Andre Onanën për të financuar një lëvizje për belgun.
Megjithatë, Sky Sport Italia raporton se sapo Juventusi shfaqi interes, Lukaku ndërpreu komunikimin me Interin dhe ishte i vështirë për t’u arritur, duke zemëruar drejtorët e klubit.
Interi ka informuar tani Chelsean se ata nuk kanë ndërmend të vazhdojnë bisedimet për Lukakun dhe janë tërhequr plotësisht nga marrëveshja.
Një bisedë 30 sekondash mes drejtorit të Interit, Piero Ausilio dhe Lukakut të premten mbrëma sinjalizoi fundin e interesimit të tyre për sulmuesin.
Juventusi duhet të largojnë Dusan Vlahovic përpara se të nënshkruajë me Lukakun, me serbin të lidhur me një lëvizje te Chelsea ose Paris Saint-Germain në javët e fundit./Arbresh.info/
BE miraton kredinë 90 mld euro për Ukrainën pas heqjes së ve...
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit