Më në fund Interi ka zyrtarizuar Radja Nainggolan si lojtar të tyre.
Belgu ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me skuadrën me qendër në Milano.
Besohet se ky transferim i ka kushtuar zikaltërve rreth 24 milionë euro, plus të riun Nicolo Zaniolo dhe Davide Santonin.
Në transferim e ardhshëm Roma ka të drejtë të marrë 10 për qind të shumë së transferimit.
Nainggolan ka krijuar më shumë shanse (196) dhe ka bërë ndërhyrje të sakta në top (214) për Romën në Serie A dhe Ligë të Kampionëve më shumë se çdo lojtar që nga sezoni 2015/16.
Në katër sezone te Roma ka shënuar 33 gola në 201 paraqitje në të gjitha garat.
Por, nuk kanë munguar edhe kartonët, 44 ishin të verdhë dhe dy të kuq.
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...