Interi ka marrë një fitore të rëndësishme jashtë fushe ndaj Genoas me rezultat 1-2, në ndeshjen e xhiros së 15-të në Serie A.
Skuadra e Chivus e nisi ndeshjen furishëm dhe kaloi në epërsi që në minutën e 6-të, kur Yann Bisseck realizoi nga distanca, pas asistimit të Lautaro Martinez.
Interi vazhdoi kontrollin e lojës dhe në minutën e 38-të, kapiteni Lautaro Martinez shënoi një gol spektakolar nga jashtë zonës, duke dyfishuar avantazhin.
Genoa reagoi në pjesën e dytë ku saktësisht në minutën e 68-të Vitinha përfitoi nga një rast ballë për ballë me portierin për të ngushtuar shifrat në 1-2.
Deri në fund nuk pati gola tjera, dhe Interi rezistoi tre pikë të arta ku tashmë e bëjnë lider në Serie A me 33 pikë derisa Genoa mbetet në pozitën e 16-t me 14 sosh./Arbresh.info
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 24-të, vëmendja në...
Prizreni pa zonë ekonomike
Hoxha: Diplomatët shqiptarë në kontakt të vazhdueshëm me qyt...
Tensione të forta në Lindjen e Mesme, Irani kërcënon: Do të ...
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...