Inter është rikthyer tek fitorja pasi u mposhtën në fundjavë nga Napoli në Serie A. Zikaltrit mposhtën sonte Fiorentinën me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së nëntë.
Pjesa e parë u mbyll edhe pse Interi pati mundësi të mira shënimi, shkruan Arbresh.info.
Serinë e golave e hapi turku Hakan Calhanoglu me një super-realizim në minutën e 66-të. Pesë minuta më vonë Sucic dyfishoi epërsinë.
Në minutën e 86-të, Fiorentina mbeti me një lojtar më pak pasi me kartonin e dytë të verdh u ndëshkua, Viti.
Vetëm dy minuta më vonë nga penalltia, Calhanoglu i dha vulë fitores së Interit 3-0.
Me këtë triumfi Interi është i treti dhe ka 18 pikë, tri më pak se Napoli dhe Roma që po e ndajnë kreun e tabelës, kurse Fiorentina është e parafundit në tabelë me katër sosh.
Ndeshjen e radhës skuadra e Chivus e luan ndaj Veronas në udhëtim, gjersa ‘Viola’ përballet në shtëpi me Leccen./Arbresh.info
Dënohet me një vjet burgim me kusht A.I që kërcënoi gazetarë...
Kritika për Araújon pas ndeshjes me Newcastle: mbrojtësi uru...
Barcelona merr një lajm të mirë nga Eric Garcia
Litri i naftës arriti deri në 2.07 euro në Shqipëri
Lufta me Iranin, Trump: Do të përfundojë së shpejti, nuk ka ...
FSHF prezanton fanellat e reja në prag të play-offit të Kupë...