Inter prezanton fanellat e treta, një dizajn tërheqës

13:11 | 14 Shtator 2021

Klubi italian ka prezantuar fanellat e tyre të treta për edicionin e ri  2021/22.

Interi është njëra ndër klubet që gjithmonë dinë të sjellin fanellat me dizajne interesante dhe tërheqëse.

Italianët pak më parë kanë prezantuar fanellat e tyre të treta   të cilat duken me një dizajn unik.

Ngjyra baze e fanellës është ngjyra e  zezë, ndërsa në pjesën ku zakonisht vendoset sponsori i klubit është me ngjyra të kaltër të verdhë dhe të portokalltë.

Kutjojmë që interi deri më tani ka shënuar dy fitore dhe një barazim në Serie A, ndërsa nesër do të zhvillojë ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve ku përballë do të ketë Real Madridin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara