E ardhmja e sulmuesit Gonzalo Higuain, mesa duket do jetë në Amerikë të skuadra e David Beckham-it, Inter Miami.
Klubi i madh amerikan është në negociata me argjentinasin, i cili është i lirë të largohet nga “Bianconerët”, transmeton portali arbresh.info.
Sipas FIFA, 32-vjeçari është në negociata të avancuara me Inter Miami-n, derisa ka oferta edhe nga skuadrat e tjera të Seria A.

Higuain ka pasur një karrierë të shkëlqyer në Evropë, duke luajtur për klubet e mëdha, si Real Madrid, Napoli, Juventus, Milan dhe Chelsea, në këto dy të fundit ishte vetëm huazim.
Nëse kalon te Miami, Higuain do ribashkohet me ish bashkëlojtarin e Juventus-it, Blaise Matuidi./arbresh.info.
Haradinaj mbështet veprimet e SHBA ndaj Iran: Liria për popu...
Izraeli pretendon se ka eliminuar shefin e Gardës Revolucion...
Irani sulmon me raketa edhe në Siri, katër të vrarë
Arlind Ajeti shënon sërish në Turqi
PDK mbledh kryesinë për të diskutuar për presidentin
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...