Inter Miami ka regjistruar një fitore të rëndësishme ndaj FC Portos në kuadër fazës së grupeve të Kupës së Botës për Klube, duke triumfuar me rezultat 2-1 falë një supergoli nga Lionel Messi në pjesën e dytë të ndeshjes.
Skuadra portugeze ishte e para që gjeti rrugën e rrjetës. Në minutën e 18-të, Samu Aggehowa realizoi saktë nga pika e bardhë, duke e kaluar Porton në epërsi me një goditje të fuqishme – 1-0.
Barazimi për Inter Miamin erdhi menjëherë pas pushimit. Marcelo Allende nisi aksionin, pasoi në krahun e djathtë te Marcelo Weigandt, i cili asistoi bukur për Telasco Segovian. Ky i fundit kontrolloi topin dhe me një goditje të saktë barazoi rezultatin në 1-1.
Goli vendimtar u shënua në minutën e 54-të. Lionel Messi, nga një goditje dënimi, lëshoi një perlë që la të shtangur portierin e Portos – duke i dhënë fitoren ekipit të tij dhe duke shënuar golin e 50-të me fanellën e Inter Miamit.
Pjesa e mbetur e takimit nuk solli raste të mëdha, me amerikanët që menaxhuan epërsinë dhe siguruan tri pikë të vlefshme.
Pas dy xhirove në grup, Inter Miami ngjitet në kuotën e 4 pikëve, aq sa ka edhe Palmeiras, ndërsa Porto dhe Al Ahly mbesin me nga 1 pikë secila.
Sfida e fundit pritet të vendosë gjithçka për biletat e kualifikimit në fazën tjetër. /Telegrafi/
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...
Joseph: Asnjë qeveri e Kosovës nuk mund ta përballojë të arm...
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...